Nga Shqipëria / E Premte 14 Dhjetor 2018, 10:10

Kjo nuk pritej, Seldi bën dedikimin romantik për Kejsin

Këngëtari Seldi Qalliu, është komentuar gjatë muaj e fundit në media për shkak të ndarjes nga këngëtarja e njohur Mimoza Shkodra. Mirëpo, siç duket që të dy e kanë hedhur pas krahëve historinë dhe po vazhdojnë rrugët e tyre të ndarë.

Seldi është përfolur pasi është parë shumë herë nën shoqërinë e Kejsi Medinit. Siç kanë zbuluar ata janë duke punuar për një bashkëpunim që pritet të dal shumë shpejt.

Mirëpo, afërsia e tyre ka ngritur shumë dyshime tek fansat, të cilët aludojnë se dyshja është në një lidhje. Së fundmi, Seldi i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar një foto të Kejsit dhe pranë saj shkruan: “Vajza ime e bukur, së shpejti”.