Nga Shqipëria / E Premte 14 Dhjetor 2018, 10:10

Do t’ju iki truri, nuk do ta besoni se sa ka harxhuar Lori Hoxha vetëm për një orë

Trashëgimtarja e "Top Medias", Lori Hoxha është një ndër personazhet që përflitet gjithmonë për jetën e saj luksoze dhe blerjet e shtrenjta. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shumë herë publikon foto me veshjet të ndryshme, duke dhënë kështu disa këshilla për ndjekësit e saj.

Së fundmi, ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave ka qenë një orë e Lorit, e cila është e mbushur e gjitha me diamante. Faqja e njohur në Instagram ‘What they wearin’ ka publikuar së fundmi çmimin marramendës të orës së blogeres së njohur.

Sipas tyre, ora e Lorit, me diamante tejkalon vlerën e 130,000 dollarëve një shumë kjo mjaft e lartë që konkurron edhe koleksionin e orëve të aktorit Blerim Destani.