Nga Shqipëria / E Premte 14 Dhjetor 2018, 09:09

Katerina e BB përfundon në 'The Sun': Ja si më zgjodhën për rolin e dashnores

Katerina Shkëmbi ka qenë një nga ish banoret e spektaklit "Big Brother", që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe të medias që në daljen e saj të parë. Ajo edhe sot vijon të jetë shumë aktive jo vetëm në rrjetet sociale, por dhe në media. Bukuroshja shqiptare, është bërë së fundmi pjesë e prestigjiozet angleze ‘The sun’, e cila i ka dedikuar një artikull duke e quajtur protagonistja e muajt në rubrikën “The story of the sun”.

Ajo ka dhënë së fundmi një intervistë për “Panorama Plus”, ku ka zbuluar se kur ka shkuar në Londrën është përzgjedhur për të qenë pjesë e një histori seriali të një trekëndëshi dashurie, ku ajo do të jetë në rolin kryesor.

"Sapo kam dalë në faqet e “The sun”, si protagoniste këtë muaj e rubrikës “The story of The Sun”. Titulli i rubrikës është “Helena’s Love Deception” dhe është një histori-seriale e ilustruar me fotot tona, të tre aktorëve. Historia mban emrin e personazhit tim, pra, rreth meje zhvillohet e gjithë ngjarja, një trekëndësh dashurie. Historia flet për një djalë që quhet Max, një vajzë brune që quhet Tina dhe një biondeje, pra, unë që quhem Helena. Me pak fjalë, jam në rolin e dashnores, që hyn mes këtij çifti. Por që të tregoj gjithë historinë e plotë duhet të presim pesë ditë, po aq ditë sa duhej për t’u publikuar historia e plotë në “The sun” (qesh).

“Skenat i kemi xhiruar në Londër në shtëpinë e pronares që merret me “Story of the sun” dhe disa lokacione të tjera. Një miku im italian që jeton këtu prej 50 vjetësh më takoi me pronaren, të cilën e ka shumë mikeshë. Ajo ka qenë dhe modele e “Playboy”-t dhe u tregua e gatshme për mua, sapo miku im i tregoi angazhimet e mia të deritanishme në modë apo “Big Brother”. I pëlqeva menjëherë dhe më zgjodhi direkt për këtë rol", ka treguar Katerina.