Ditën e djeshme në të gjitha mediat qarkulluan disa foto dhe video të Mimoza Shkodrës dhe Adrian Gaxhës të veshur si nuse dhe dhëndër teksa futeshin në një restorant, ku i prisnin shumë personazhe të njohur. Siç sqaroi Mimoza, gjithçka ishte një inskenim për natën e Vitit të Ri dhe se ajo vazhdon të jetë një beqare e lumtur.

Por ndryshe nga Mimoza, Adriani nuk është beqarë. Sipas ‘Iconastyle’, këngëtari i njohur prej disa muajsh është i dashuruar kokë e këmbë me një vajzë bukuroshe të quajtur Sidorela Dauti. Siç tregojnë burimet, ata kanë 2 muaj bashkë dhe janë më të dashuruar se kurrë.

Ndërkohë, kujtojmë se Adriani është treguar gjithmonë i rezervuar për jetën e tij private dhe që pas ndarjes me moderatoren Luana Vjollca, nuk ka bërë publike asnjë nga lidhjet e tij.







