Albana Osmani është një nga moderatoret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar. Ajo prej vitesh tashmë, përveç angazhimeve në televizion drejton edhe fondacionin e njohur “Ti je një luledielli” që merret me grumbullimin e të ardhurave, të cilat u vijnë në ndihmë fëmijëve të preku nga sëmundja e gjakut.

Këtë të shtunë, moderatorja seksi do të jetë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku dhe në promon e emisionit shihet që gjatë intervistës ajo fillon e qanë. Në momentin që Albanës i është kërkuar të flas për fondacionin e saj, ajo nuk ka mbajtur dot lotët.

"Të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe atëherë ky është kuptimi", shprehet moderatorja me sytë e përlotur.






