Nga Shqipëria / E Enjte 13 Dhjetor 2018, 23:11

Mohuan se janë në një lidhje, por ky detaj nxjerr zbuluar Krusitën dhe Kledin

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se këngëtarja e njohur Krusita dhe kompozitori Kledi Bahiti janë në një lidhje. Ata u kapën mat në ‘Pallatin e Kongreseve’, teksa Kledi e shoqëronte këngëtaren në provat e ‘Kënga Magjike’.

Mirëpo në një prononcim për ‘Thumb’ Krusita tregoi se: “Janë thashetheme nuk janë të vërteta. Ne kemi marrëdhënie miqësore, përveç asaj të punës,”.

Por ndonëse ajo e ka mohuar lidhjen së fundmi nëpërmjet disa komenteve në Instagram, shumë fansa mendojnë se dyshja janë në të vërtetë çift.

Në një postim të Krusitës, Kledi i ka lënë një figurë arrë kokosi, ndërkohë që Krusita ja ka kthyer duke e quajtur zemër.