Moderatorja shumë e dashur për publikun Marina Vjollca që prej mbarimit të spektaklit "C’est la vie" është shkëputur dhe nga ekrani dhe nuk e kemi parë në asnjë emision të ri. Ndonëse u përfol se ajo do të vinte me një spektakël të ri asgjë nuk u konfirmua nga vetë ajo.

Ditën e sotme, më në fund bukuroshja bjonde ka folur për rikthimin e saj në ekran përpara mikut të saj, gazetarit Eraldo Rexho. Në një video që Eraldo ka publikuar në ‘Instastory’, ai e pyet Marinën se kur ka ndërmend të rikthehet.

“Shumë shpejt”, i përgjigjet Marina me zë të ulët.







