Ditën e djeshme në të gjitha mediat qarkulloi lajmi se modelja e njohur shqiptare, Diellza Kolgeci është në një marrëdhënie me futbollistin e njohur kosovar, Fisnik Rugova dhe se dyshja janë në pritje të fëmijës së parë.

Sipas ‘Prive’, Diellza është 4 muajshe shtatzënë dhe në këto moment po kalon periudhën më të bukur të jetës së saj. Modelja ka reaguar dhe vetë për këto lajme duke e konfirmuar dhe duke treguar se ajo dhe Fisniku mezi po e prisnin këtë gjë.

“Po fal Zotit ashtu si e kemi planifikuar me Fisnikun, dëshira jonë po plotësohet. Ka qenë momenti më i mirë për të marrë këtë vendim, sepse ka lindur nga dashuria e madhe që kemi ndaj njëri-tjetrit”, – ka thënë ajo. Modelja e njohur ka shtuar se ka kohë që njihet me basketbollistin dhe sipas saj kjo ka bërë që lidhja e tyre të jetë më e fortë.





