Çifti i njohur, Loredana dhe Mozzik, kanë qenë në vëmendje të mediave muajt e fundit pasi është përfolur se këngëtarja është në pritje të një fëmije. Ndonëse ajo ende nuk e ka konfirmuar në media kanë qarkulluar foto të saj me barkun e rrumbullakosur.

Madje, shumë herë reperi dhe vetë Loredana kanë publikuar foto që lënë të nënkuptohet se ata shumë shpejt do të bëhen prindër. Pak kohë më parë, Loredana publikoi një foto ku një nënë bënte një dedikim për vajzën e saj. Këtë gjë ka bërë edhe ditën e sotme duke konfirmuar kështu lajmin se ajo dhe Mozzik po presin një vajzë.

“Do të jem gjithmonë me ty. Bëhu e guximshme, ki kurajë dhe duaje jetën”, shkruhet në foton e publikuar në Instastory, ku shfaqen një nënë e kapur për dore me të bijën.





