Nga Shqipëria / E Enjte 13 Dhjetor 2018, 21:09

Ledhatime dhe puthje, publikohet video romantike e Kleas dhe Elgitit

Moderatorja Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda janë padyshim një nga çiftet më të pëlqyera nga ana e publikut. Jeta e tyre private përbën gjithmonë një interes për mediat dhe diskutohet gjatë. Ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shumë herë publikojnë foto dhe video romantike.

Së fundmi, Klea ka bërë të ditur që ajo së bashku me Elgitin do të sjellin më në fund një projekt të ri së bashku. Moderatorja ka publikuar një video në Instagram, ku dyshja shfaqet në moment romantike me njëri-tjetrin, ku herë puthen e herë ledhatohen.

"A jeni gati? Prisni për fundin. Jam kaq e emocionuar. Mezi pres."- shkruan Klea krahas videos me momente romantike me partnerin.