Nga Shqipëria / E Enjte 13 Dhjetor 2018, 13:01

Sot është një nga femrat më të bukura, por shihni si dukej Nora Istrefi 17-vjeç

Nora Istrefi është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Përveç muzikës së mirë, Nora ka tërhequr shpesh herë vëmendjen me pamjen e saj super seksi dhe gjithmonë është cilësuar si një nga vajzat më të bukura shqiptare.

Së fundmi, në media po qarkullon një video ku Nora shihet në moshën 17 vjeçare nuk sapo kishte nisur karrierën e saj në muzikë.

Në këtë video këngëtarja shfaqet duke kënduar këngën “Shko Tash”, ndërkohë që shihet shumë më ndryshe se tani, me flokë më të errëta dhe vetulla më të holla, por ajo që bie në sy është që trupi i saj dhe në atë kohë ka qenë mjaft në formë.