Nga Shqipëria / E Enjte 13 Dhjetor 2018, 13:01

Robert Aliajt nuk ja ndjen fare, shihni çfarë bën pasi u procedua penalisht

Ditën e djeshme policia procedoi penalisht 25 persona, në mesin e të cilëve ishte edhe Robert Aliaj Dragot. Këtë procedim penal Aliaj e cilësoi si një mënyrë për të “njollosur emrin e tij dhe për të përçarë protestën e studentëve”.

Mirëpo, Roberti nuk është ndaluar nga procedimi penal dhe sot është shfaqur sërish në krahë të studentëve, ku në këto foto të siguruara nga “Balkanweb” shihet Aliaj në mes të turmës dhe i përshëndet studentët, duke përkrahur kauzën e tyre.