Nga Shqipëria / E Enjte 13 Dhjetor 2018, 13:01

Ambasada Amerikane paralajmëron: Nëse dilni fitues në lotari duhet të bëni këtë gjë

Ditën e sotme, Ambasada Amerikane në Tiranë, ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata persona që do të rezultojnë fitues në lotarinë amerikane që pritet të dal në muajin maj.

Sipas njoftimit në ‘Facebook’, Ambasada bën të ditur se  nëse përzgjidheni në Programin e Lotarisë, procedurat nuk janë më të njëjtat por kanë ndryshuar. Gjithashtu nëse nuk plotësohen rregullat e mëposhtme ju mund të digjni mundësin për të shkuar në Amerikë.

“Jeni i përzgjedhur për Programin e Lotarisë DV2019? KÇ ka ndryshuar procedurat – rreth një muaj përpara se çështja juaj të bëhet gati për intervistë, KÇ do t’ju dërgojë një email që ju kërkon të dërgoni me email dokumentet tuaja civile. Nëse ju nuk i dërgoni ato, KÇ nuk do t’ju caktojë një datë interviste. Mos e humbni shansin tuaj!”, shkruan Ambasada.