Ditën e sotme, djali i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços , London feston 2 vjetorin e lindjes. Urimin e parë vogëlushi e ka marrë nga tezja e tij Lori, e cila prej disa kohësh ndodhet në Londër.

Lori ka publikuar një foto shumë të bukur më të, ku shihet duke ngrënë makarona me London dhe pranë saj ka bërë një urim shumë special të mbushur me dashuri.

“Gëzuar ditëlindjen Dondon bisa. Unë nuk e dija çfarë ishte dashuria e vërtetë derisa të takova ty dhe nuk mund ta besoj që sot je 2 vjeç. Mos u rrit kaq shpejt, tezja jote të do shumë”,- shkruan Lori.






