Pak ditë më parë në media bëri bujë lajmi se dy këngëtaret e njohura Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj ishin zënë keq për shkak të grimierit të njohur Ariel.

Siç u raportua në media, Beatrixi i kishte kërkuar Arielit që ta ndihmonte në tregun amerikan, mirëpo kjo gjë nuk i kishte pëlqyer aspak kushërirës së saj Anxhelinës, me të cilën Ariel bashkëjeton.

Mirëpo, siç duket Beatrix nuk është zënë vetëm me Anxhelinë, por edhe me tezen e saj Albërie, pasi së fundmi është vënë re se ajo nuk ndjekë më as Albërien dhe as vajzën e saj Agnesa. Po ashtu dhe Albëria e ka hequr mbesën e saj nga Instagram.








