Nga Shqipëria / E Enjte 13 Dhjetor 2018, 11:11

Del lista/ Ja në cilat shtete shqiptarët mund të shkojnë pa vizë dhe ku pritet të hiqen

Shumë shqiptarë kërkojnë që me rastin e festive apo dhe për qejf të vizitojnë vende të ndryshme të botës. Mirëpo siç dihet në shumë shtete vendi jonë e ka të pamundur të shkojë për shkak të vizave.

Së fundmi sipas portalit ‘Visalist.io’ shqiptarët mund të udhëtojnë me pasaportën shqiptare në 193 vende me vizë të ndryshme. Në këtë portal janë renditur të gjitha shtetet që vendi jonë mund të vizitojë dhe llojin e vizave që u duhet për të shkuar në një destinacion të largët.

Shtete me e-viza

Me 13 shtete, kryesisht të lokalizuar në Afrikën veriore dhe qendrore, por edhe më tej në Azi, shtetasin shqiptarë mund të marrin një vizë elektronike për të udhëtuar në to. Sipas agjencive turistike, forma e përfitimit të vizës elektronike është një lehtësi proceduriale për udhëtarët. Shtetet janë përkatësisht: Azerbaxhan. Ivory Coast, Djibouti, Egjipt, Etiopi, Gabon, Indi, Lesotho, Mianmar, Katar, Sao Tome, Taxhikistan.

Shtete me viza që pritet të hiqen

Janë 33 shtete me të cilat pritet që të hiqen vizat me Shqipërinë. Sipas portalit visalist.io, bëhet fjalë për destinacione të konsideruar si ekzotike, për shkak të largësisë dhe kostos më të lartë të udhëtimit, raporton Monitor. Nga ana tjetër, edhe preferenca e udhëtarëve kryesisht nga Europa është më e kufizuar për këto destinacione. Por, sipas agjencive turistike ka përjashtime, Për shembull, destinacione si Xhamajka, ishujt Seychelle etj.

Shtete që nevojitet vizë

Janë plot 87 shtete në të cilat shtetasit shqiptarë do t’u duhet një vizë për të udhëtuar. Këto shtete janë kryesisht të Afrikës qendrore dhe jugore, të gjitha shtetet e Amerikës Veriore, si dhe një pjesë e konsiderueshme e Amerikës Jugore. Gjithashtu, Rusia dhe disa shtete të tjera aziatike.

Shtete që refuzojnë dhënien e vizës

Ndërsa, sa i përket shteteve të cilat u refuzohet një vizë e kërkuar nga një shtetas shqiptar, si apriori (jo në raste që ka problematika në kërkesa), portali visalist.io bën me dije se nuk ka asnjë shtet.

Burimi:Monitor.