Nga Shqipëria / E Enjte 13 Dhjetor 2018, 11:11

Pas dasmës së papritur me Adrian Gaxhën, flet për herë të parë Mimoza Shkodra

Mbrëmjen  e djeshme në media u përhapën me shpejtësi disa foto dhe video ku Mimoza Shkodra shfaqej e veshur nuse, ndërkohë që shoqërohej nga këngëtari Adrian Gaxha që ishte i veshur si dhëndër. Të gjithë u habitën nga këto foto, teksa panë që dyshja shfaqej shumë e lumtur duke kërcyer dhe kënduar në një sallë, ku të pranishëm ishin edhe VIP-a të tjerë.

Mirëpo së fundmi e kontaktuar nga ‘Iconastyle.al’, Mimoza ka treguar se në fakt nuk ka qenë një dasmë e vërtetë por thjeshtë një xhirim për spektaklin e fundvitit.

“Është vetëm për xhirimet e Vitit të Ri. Do ta shohin të gjithë në programin që do të shfaqet natën e ndërrimit të viteve ‘Op Op Labi Party’”, tregoi këngëtarja.