Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpërblimin me 5.000 lekë për pensionistët e të gjithë kategorive. Ndërkohë është bërë e ditur që sipas VKM-së që u publikua nga vetë qeveria, personat që do të përfitojnë shpërblim me rastin e festave të fundvitit do të jenë ata marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social. Gjithashtu do të përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”.

“Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat që marrin trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar dhe personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar sipas ligjit “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar.

Ndër të tjera është mësuar se do të përfitojnë dhe të gjithë ata persona që marrin pension të parakohshëm për vjetërisë e shërbimit. “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”.

Po ashtu do të marrin lekë dhe personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare sipas ligjit “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar””, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta.

Kategoritë e personave që përfitojnë nga VKM për shpërblimin e fundvitit :
Personat që marrin pension pleqërie
Personat që marrin pension invaliditeti
Personat që marrin pension familjar
Personat që marrin pension social
Personat që marrin pension si ish-kooperativistë
Personat që marrin pension si ish-punonjës që kanë punuar në miniera në nëntokë
Persona që përfitojnë trajtim të veçantë financiar pasi kanë punuar në ndërmarrje të industrisë ushtarake
Personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi si ushtarakë, punonjës të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm
Persona që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare
Persona të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta.
Burimi:Shqiptarja.com.




