Nga Shqipëria / E Enjte 13 Dhjetor 2018, 10:10

E kishte mbajtur të fshehtë, modelja shqiptare qenka 4 muajshe shtatzënë

Ajo është një nga modelet e njohura shqiptare dhe ish "Miss Kosova", Diellza Kolgeci e cila përveçse si  modele e kemi parë dhe si moderatore dhe aktore. Siç është mësuar së fundmi, bukuroshja shqiptare është në pritje të ëmbël.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta 'Express' që zbulon se Diellza është në muajin e 5 të shtatzënisë me partnerin e saj Fisnik Rugova. Mësohet se dyshja kanë vite bashkë dhe ndonëse Fisniku, i cili është basketbollist, është 10 vite më i ri, kjo nuk i ka ndaluar që ata të krijojnë familje.

Ndërkohë lidhur me këto lajme, Diellza ende nuk ka reaguar duke dashur që pritjen e ëmbël ta mbaj në privatësi.