Këngëtarja Zaimina Vasjari dhe modelja Françeska Jaçe janë padyshim një nga dyshet më të komentuara në media. Siç dihet ato dikur kanë qenë të pandara dhe në çdo event apo vend shfaqeshin përherë bashkë, mirëpo së fundmi është përfolur në media se mes tyre ka pasur një sherr dhe se ato nuk flisnin më me njëra-tjetrën.

Por së fundmi nëpërmjet një komenti, Françeska i ka dhënë fund fjalëve duke treguar se vazhdon ende të jetë mikeshë me këngëtaren.

Në një postim që Zaimina bëri në Instagram, ndër shumë komenteve ajo që ra në sy ka qenë komenti i Françeskës, e cila e ka komplimentuar.

"Nuk di perëndeshë", i shkruan Françeska këngëtares.






