Studentët shqiptar prej kohësh kanë dal në protestë duke bojkotuar mësimin dhe i kanë kërkuar qeverisë që të plotësojë 8 kërkesat, ku një ndër kryesoret është rikonstruktimi i konvikteve.

Siç duket zëri i tyre u dëgjua pasi së fundmi qeveria ka vendosur që të plotësohet kjo pikë, dhe bëhet e ditur se do të kryhet një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane për përmirësimin e kushteve të konvikteve.

Ky projekt i ri i cili pritet të vihet në punë shumë shpejt do të kap shumën prej 3 milionë eurosh.





