Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Dhjetor 2018, 18:06

'I mora të fejuarën shokut të ngushtë', Panucci habit me rrëfimin e tij

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin "Rudina", ku ka rrëfyer diçka më shumë për jetën e tij private dhe familjen. Ai ka habitur teksa ka rrëfyer se bashkëshorten e tij Samanta e ka njohur nga shoku i tij i ngushtë me të cilën ajo asaj kohe ka qenë e fejuar.

"Unë e kam takuar Samantën kur isha pjesë e një spektakli kërcimi, por ajo ishte e fejuar në atë kohë. Unë isha mik i ngushtë i partnerit të saj balerin. Disa kohë më vonë hëngrëm një darkë bashkë dhe aty sigurisht nisi çdo gjë. Kam shumë respekt për Samantën. Ajo vjen shpesh në Shqipëri dhe i pëlqen këtu, por më shikon që vuaj shumë. Kur jam në Itali punoj shumë, kam shumë respekt për këtë eksperiencë dhe ajo është një grua që më kupton dhe e di kur duhet të flasë. Ne kemi një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ne nuk jemi të martuar, unë jetoj në Romë dhe ajo në Terni. Ajo ka një fëmijë si unë, të dy jemi të divorcuar dhe kemi përgjegjësi për fëmijët”, ka treguar Panucci.