"Psikopatja jote" është një nga këngët që padyshim tërhoqi vëmendjen dhe vodhi zemrat e publikut shqiptar që në daljen e saj të parë. Mirëpo, ndonëse zuri vendin e 3 kënga e Fifit dhe Mc Kreshës do të ngelet një nga më të kilikuarat në Youtube.

Menjëherë pas përfundimit të festivalit ‘Kënga Magjike’, këngëtarja Fifi ka bërë një kërkesë publike për moderatorin dhe këngëtarin Ardit Gjebrea.

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video ku shfaqet bashkë me Arditin dhe Mc Kreshën, teksa të ulur në studion e ‘E diela shqiptare’ këndojnë këngën e njohur.

“Ardit Gjebrea, e nderuar që e kam kënduar këngën bashke me ty. Je artisti im i preferuar. Publikisht të kërkoj një bashkëpunim dhe fus mik Mc Kreshën që të pranosh”, shkruan Fifi ndër të tjera.





