Siç dihet prej kohësh, moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka lajmëruar se shumë shpejt dot të sjell një emision të ri, i cili sipas saj do të jetë nam fare. Bukuroshja bjonde në disa postime të bëra disa kohë më parë ka treguar se emisioni do të ketë showbiz, lojëra, muzikë dhe fëmijë.

Ditën e sotme, ajo madje ka publikuar dhe një video që siç duket është shkëputur nga xhirimet e emisionit. Në të Fjoralba shihet teksa merr shumë puthje dhe përqafime nga ana fëmijëve që duken shumë të lumtur pranë saj.

"Një copëz nga dashuria që unë marr nga këta fëmijë."- ka shkruar Fjoralba pranë videos së ëmbël ku po punon me fëmijët.
View this post on InstagramNje copez nga dashuria qe une marr nga keta femije ð?? ♥ï¸... se shpejti ne @topchannelalbania



