Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Dhjetor 2018, 16:04

Stresi mbështet studentët nga burgu, bën postimin e papritur në Instagram

Ka hyrë ditën e sotme në ditën e tetë protesta e studentëve për plotësimin e 8 kërkesave që ata kanë shpalosur drejt qeverisë. Pjesë e tyre janë bërë shumë pankarta që mbanin meme të ndryshme, me të cilat studentët kanë shprehur revoltën e tyre dhe që kanë qarkulluar në rrjet.

Si shumë personazhe të njohur edhe reperi i njohur Stresi ka dal në mbështetje të protestës. Siç dihet ai u arrestua në tetor për armëmbajtje pa leje dhe për trafik droge. Ditën e sotme Stresi i ka habitur të gjithë kur ka publikuar në Instagram dy foto të studentëve, të cilët kishin shkruar në pankarta se kërkonin lirimin e reperit.

“Lironi Stresin, lironi arsimin publik, lironi shqipen, Stresi”, shkruhet në këto pankarta që janë publikuar  në profilin e reperit në Instagram.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

#MeStudentët

A post shared by STRESI (@stresi) on