Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Dhjetor 2018, 15:03

Pamjet nga përvjetori i parë i martesës, Angela Martini dhe burri kalojnë natën magjike

Një vit më parë, në media bëri bujë lajmi se modelja e njohur shqiptare Angela Martini dhe miliarderi rumun Dragos, ishin martuar në një ceremoni private në Las Vegas. Ditën e sotme ata festojnë 1 vjetorin e tyre të martesës në një super darkë romantike.

Nëpërmjet disa postimeve në ‘Instastory’, Angela ka treguar se ajo së bashku me bashkëshortin kanë udhëtuar drejt Milanos, ku dhe kanë prenotuar një lokal vetëm për vete. Në videot e publikuara prej Angelës, shihet se dyshja është duke shijuar një darkë në një lokal të zbukuruar me trëndafila e qirinj, teksa janë duke shijuar muzikën që po luhet vetëm për ata dy.

Ndërkohë pas darkës magjike, çifti i është drejtuar suitës luksoze e cila ka qenë e gjitha e dekoruar me trëndafila të kuq.