Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Dhjetor 2018, 15:03

Shpërblimi për Vitin e Ri: Zbulohet se sa do të marrin pensionistët dhe bebet

Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në Facebook kryeministri Rama ka bërë të ditur për të gjithë shpërblimet që do të marrin me rastin e festave të fundvitit pensionistët dhe bebet.

Siç tregon dhe ai çdo pensionist do të marrë 50 dollarë, ndërsa bebet do të marrin 400 euro.

“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD) dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti) Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin”, shkruan Rama.