Kristina Baki është padyshim një ndër modelet më të njohura shqiptare, e cila e ka filluar modelingun në një moshë fare të vogël. Bukuroshja shqiptare ka qenë ditën e sotme e ftuar në “Wake up”, ku ka folur për fillimet e saj të para në këtë profesion dhe faktin që prindërit e saj kanë qenë shumë kundra.

“Në fillim babi e ka pasur merak [modelingun]. Mundësisht, nuk më linte të dilja nga shtëpia,” thotë Kristina në “Wake Up".

“Se e shihnin çunat?” pyet Isli.
“Po edhe kjo pjesë,” i kthehet ajo duke qeshur. “ Sidoqoftë, jam e ndjerë e lirë sepse kanë krijuar besim dhe kanë parë ç’rrugë zgjedh dhe çfarë gjërash bëj.”, tregon ndër të tjera modelja.





