Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Dhjetor 2018, 14:02

'S'ta them dot me fjalë sa të dua', Bora Zemani bën dedikimin më të ëmbël për ditëlindjen e djalit

Moderatorja e njohur Bora Zemani është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ajo siç dihet është nënë e një djali të cilin e quajnë Arbor. Ditën e sotme vogëlushi mbush plot 4 vjeç dhe për ti uruar ditëlindjen Bora ka bërë një postim në Instagram me një dedikim të ëmbël.

Ajo ka publikuar një foto, ku shfaqet e veshur me të njëjtën veshje si Arbori dhe pranë kanë një tortë ditëlindje.

“Fiks para katër vitesh erdhe në botën time! 12/12/2014 Faleminderit Zot për këtë ditë! Djali im, shoku im i ngushtë, thesari im, dhurata më e bukur! Nuk ta them dot më fjalë sa të dua. Uroj vetëm shëndet e lumturi për ty! Happy birthday my all! #blessed”, shkruan Bora pranë fotos.