Mbrëmjen e djeshme studentët që kishin dal për të protestuar janë ndarë në dy grupe, pasi qeveria nuk dha asnjë përgjigje për 8 kërkesat e tyre. Një grup ka qëndruar përpara Kryeministrisë dhe një tjetër përpara Ministrisë. Shumë prej tyre kanë vendosur që ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë duke vazhduar të protestojnë.

Shumë qytetar u kanë ardhur në ndihmë dhe i kanë çuar studentëve batanije, ushqim dhe pije për të kaluar natën, mirëpo njëri prej tyre siç duket nuk është ndjerë mirë dhe nuk e ka përballuar dot të ftohtin.

Në disa foto të siguruara nga ‘Joq’, ai shihet i shtrirë për toke, ndërkohë që shumë studentë të tjerë janë munduar që ta mbulojnë dhe i kanë qëndruar pranë duke i ardhur në ndihmë.






