Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Dhjetor 2018, 13:01

Për herë të parë, Rozana Radi tregon arsyen pse nuk martohet

Siç dihet këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi prej vitesh është në një lidhje me një person identitetin e të cilit ende nuk e ka zbuluar. Ndonëse ai e mbështet vazhdimisht dhe Rozana është  mjaft e dashuruar me të, ajo ka preferuar që të mos bëjë asnjë dalje publike me partnerin e saj.

Shumë aktive dhe e ndjekur në ‘Instagram’, shpesh herë këngëtarja e njohur i është përgjigjur në Instastory pyetjeve të fansave.

Njëri prej tyre e pyeti se përse nuk po martohet, dhe Rozana për herë të parë ka zbuluar arsyen se përse nuk po bën një dasmë.

“Preferoj të udhëtoj me paratë që mund të shpenzoj për një dasmë”, ka shkruar moderatorja e emisionit Boom.