Që pas ditës së djeshme, ku studentët nuk morën asnjë përgjigje nga qeveria për plotësimin e 8 kërkesave, ata u ndanë në tre grupe, një grup që qëndron pranë Ministrisë së Arsimit, një tjetër përpara kryeministrisë dhe një tjetër shkoi në Zogë të zi për të ndërprerë qarkullimin.

Mirëpo, ditën e sotme shumë prej tyre janë grumbulluar përsëri përpara Ministrisë së Arsimit, ku ndryshe nga herët e tjera këtë herë do të protestojnë në heshtje. Me disa libra nëpër duar dhe fletë të bardha, studentët po qëndrojnë që prej orës 10 përpara Ministrisë.

Ndërkohë, mbështetje ata kanë marrë edhe nga studentët e qyteteve të tjera ku siç është mësuar studentë nga qyteti i Shkodrës janë nisur për në kryeqytet; në Korçë ka filluar marshimi me pankarta në duar, në Gjirokastër ka bojkotim të mësimit, njësoj si edhe në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.





