Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Dhjetor 2018, 12:12

Do procedohet penalisht pasi mori pjesë në protestë, Robert Aliaj reagon ashpër

Ditën e sotme është bërë e ditur që 24 persona së bashku me Robert Aliajn dhe Edmond Tupen janë proceduar penalisht nga policia pasi akuzohen se  se kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.

Ndërkohë pak më parë lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe vetë Roberti nëpërmjet një postimi, ku ka sqaruar se ai ditën e djeshme nuk ka qenë fare në protestë.

“Ata që e kanë bërë këtë duan të më vënë kundër shtetit.  Është absurde sepse unë kam qenë në fitness deri në orën 10:00 dhe më pas në shtëpi. Kjo bëhet për të destabilizuar çështjen e studentëve dhe unë jam kundër politizimit të lëvizjes studentore. Unë jam për studentët dhe kam bërë thirrje që ata të tregojnë dialog dhe vendosmëri. Me dialog nënkuptoj paqe. Unë nuk kam qenë fare në qendër dje. Duan të njollosin emrin. Unë nuk mbështes asnjë forcë politike”, ka thënë Robert Aliaj.