Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Dhjetor 2018, 12:12

Me kurorë e fishekzjarre, dalin pamjet nga super ditëlindja e Taynës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna është padyshim një ndër personazhet që ka tërhequr shumë vëmendjen e të gjithëve këtë vit. Që pas publikimit të këngën "Columbiana", Tayna u bë mjaft e famshme dhe çdo këngë e saj kthehet menjëherë në hit.

Dita e sotme, është shumë e veçantë për këngëtaren pasi feston 22 vjetorin e saj të lindjes. Tayna së bashku me mikeshat e saj ka organizuar një super festë pranë një pishine të mbyllur. Siç shihet nga pamjet, vendi ishte i mbushur me tullumbace të shumta dhe Tayna me të ftuarit kanë kërcyer me këngët e reperes.

Ndërkohë, në kokë këngëtarja mban një kurorë të madhe, teksa shihet duke u argëtuar dhe duke prerë tortën e madhe të ditëlindjes.