Ditën e sotme në emisionin "Rudina" ka qenë i ftuar trajneri i 'Kombëtares Shqiptare', Christian Panucci, i cili ka rrëfyer diçka më shumë për jetën e tij private. Në një moment trajneri i njohur është surprizuar nga stafi dhe nuk ka mundur të mbaj dot lotët kur në ekran është shfaqur djali i tij.

Ai kishte përgatitur një video ku e përshëndeste nga Italia dhe i uronte suksese me skuadrën kombëtare shqiptare.

Siç dihet trajneri i Kombëtares është i divorcuar nga partnerja me të cilën ka qenë i martuar 9 vjet dhe ka një djalë.

Ai tashmë ka nisur tashmë një histori të re dashurie me balerinën Samanta, të cilën e ka njohur 6 vite më parë kur ishte pjesë e konkursit të kërcimit, “Dancing with the Stars”.





