Robert Aliaj ka qenë një nga personazhet i cili ka dal në mbrojtje të studentëve dhe i ka mbështetur ata vazhdimisht gjatë protestës së tyre ditët e fundit. Madje, shumë herë ka dal dhe në shesh duke protestuar dhe duke bërë thirrje së bashku me ta.

Mirëpo siç duke tani është revoltuar së fundmi me të gjithë personazhet e njohur në vendin tonë, të cilët nuk kanë bërë asnjë gjest për tu ardhur në ndihmë studentëve.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Roberti ka shpërthyer kundër tyre duke i quajtur qenie të pështira që nuk e kuptojnë detyrimin që kanë për tu përfshirë në çështje publike .

“Figurat Publike dhe celebritetet në përgjithësi pa dashur ta ekzagjeroj, jane kategoria me e pështirë dhe e korruptuar e shoqërise shqiptare. Kjo specie nuk eshte perfshire asnjëhere ne ngjarjet e medha dhe vështirësitë qe ka kaluar Shqiperia, eshte specia më hileqare e oportuniste qe ekziston, qe si ushqim kryesor shpirteror e material ka publikun, pa te cilin nuk i mbetet më asnje vlere. Qe sa here e ndjen detyrimin e perfshirjes ne perkrahje te interesave publike thote: nuk merrem me ksi gjojnash, shof punen time. Që nuk e kupton detyrimin e përfshirjes në çështje publike, dhe qe do të ishte e rëndësishme që publiku të mbështej ne angazhimin e tyre.
Kjo kategori delirantësh egoistë janë të fiksuar pas praktikave jo etike qe eklipsojne interesat publike. Bejnë selfie edhe në tualetë. Ekspozimi i vetëvetes dhe i seksualitetit te tyre, pozimi si imbecilër dhe postimi i fotove intime ne rrjet, ka corientuar shijet dhe interesat estetike të publikut, i cili për hir të së vërtetës nuk di çfarë kerkon.” , shkruan Roberti.





