Nga Shqipëria / E Martë 11 Dhjetor 2018, 18:06

Këngëtarja shqiptare tregon të pathënat e fëmijërisë: I rrihja të gjithë në shkollë për vëllain

Këngëtarja shqiptare e hitit "Më shumë se gabim", Arta Bajrami është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në 'Prive', ku ka zbuluar 10 gjërat që nuk dinim për të.

Një nga gjërat që askush se dinte ishte që Arta në fëmijërinë e  saj ka qenë një vajzë shumë gangster dhe gjithmonë mundohej që të mbronte vëllain e saj më të vogël, producentin Don Arbas.

Këngëtarja ka treguar se të gjithë i rrihte po qe se e ngacmonin vëllain e saj më të vogël. Për të Arta ka qenë gjithmonë një mbështetje në shkollë.