Nga Shqipëria / E Martë 11 Dhjetor 2018, 17:05

‘Do të jem një mama e paparë', Dafina Zeqiri flet për herë të parë për pritjen e ëmbël

Dafina Zeqiri është padyshim një nga këngëtaret më të komentuara në mediat shqiptare. Përveç se muzikës së saj, këngëtarja përflitet shumë për jetën e saj private dhe për fotot dhe videot provokuese që publikon herë pas here në rrjetet sociale.

Mirëpo, ndonëse është një nga këngëtaret më të suksesshme në vendin tonë, ka në plan që shumë shpejt të bëhet nënë. Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’,  ajo ka zbuluar se ka shumë dëshirë që një ditë të bëhet me fëmijë dhe madje tregon se do të jetë një nënë shumë e mirë.

“E di … Duhet të bëj një fëmijë… Do të jem mami më e paparë” – ka shkruar këngëtarja mbi foton ku shihet duke mbajtur në krahë një vogëlush.