Ka përfunduar në orën 16:00 afati i fundit që studentët kishin vendosur për Ministrinë e Arsimit dhe për qeverinë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Mirëpo nga ana e qeverisë nuk ka pasur asnjë përgjigje dhe studentët kishin lajmëruar që më parë për një përshkallëzim të protestës.

Sipas 'Balkanweb' pas një komunikimi që studentët kanë pasur në shesh me njëri-tjetrin, ata kanë diskutuar se nëse duhet të shkonin përpara Kryeministrisë apo nëse duhet të qëndronin tek Ministria e Arsimit.

Mirëpo, ata kanë rënë dakord dhe janë ndarë në dy grupe, ku një grup me student ka zgjedhur të qëndrojë pranë Ministrisë, ndërkohë që shumë të tjerë janë drejtuar drejt Zogut të zi, ku dhe do të ndërpresin qarkullimin.




