Nga Shqipëria / E Martë 11 Dhjetor 2018, 16:04

Xhensila Myrtezaj sjell surprizën e fundvitit, zbulohet bashkëpunimi me këngëtarin e njohur

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, që prej lindjes së vajzës së saj Ajka, i është përkushtuar tërësisht rritjes së vogëlushes, duke u shkëputur disi nga muzika.

Mirëpo, ditën e djeshme ajo i ka  surprizuar të gjithë fansat teksa ka publikuar një foto ku shfaqej pranë këngëtarit Pirro Çako dhe Darko Dimitrov në një studio muzikore. Ka mjaftuar kjo që të gjithë fansat të aludojnë se ajo do të vijë me një këngë të re.

E kontaktuar së fundmi nga revista “Class”, Xhensila ka pranuar se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re me këngëtarin Pirro Çako.

"Po, është një bashkëpunim të cilin e kam ëndërruar që në vogëli. Atëherë kur Pirro Çako këndonte duetet më të bukura me këngëtaret më të mira. Nuk kemi një datë apo ditë fikse se kur do të publikohet kënga, por ne jemi të përfshirë maksimalisht dhe po punojmë fort që ta sjellim shumë shpejt. Di të them që kjo baladë më ka marrë gjithë zemrën", shprehet Xhensila.