Sot është dita e 7 që studentët shqiptarë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dal në protestë përpara Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë që tu plotësohen 8 kërkesat e tyre. Kjo protestë ka qenë një nga më madhështoret e viteve të fundit dhe ka marrë një vëmendje të madhe jo vetëm në mediat vendase, por edhe në ato të huaja.

Pak ditë më parë, mediat e njohura ndërkombëtare "The Washington Post", "New York Times" etj, i dedikuan disa artikuj protestës së studentëve, ndërkohë që ditën e sotme është mësuar se shumë prej tyre kanë zbarkuar në Tiranë për ta ndjekur më nga afër protestën e tyre.

Sipas 'Syri.net', agjencia Reuters, Associated Press, agjencia ANSA, gazetat amerikane New York Times dhe Washington Post kanë mbërritur sot në Tiranë për të raportuar situatën e krijuar në vend.




