Nga Shqipëria / E Martë 11 Dhjetor 2018, 15:03

'Asnjë s’kam dashur si puna jote', Kejsi i bën Stresit dedikimin më prekës

Prej shumë javësh reperi i njohur, Stresi ndodhet në burgun e Fushë-Krujës pasi u kap në një hotel me lëndë narkotike dhe armë pa leje. E fejuara e tij Kejsi i ka shprehur mbështetjen Stresit dhe gjatë gjithë kohës ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka treguar se është pranë Stresit në këto moment të vështira.

Siç duket, atë e ka marrë malli për reperin duke qenë se pak më parë bëri një dedikim shumë prekës për të. Këjsi ka shpërndarë një foto ku dyshja shfaqen të përqafuar dhe shumë pranë njëri tjetrit.

“Ahh…Asnjo skam dash si puna jote. Ta kam thon dje, prapë po ta them dhe sot”, shkruan pranë fotos Kejsi.