Siç dihet, çdo fundvit Radiotelevizioni Shqiptar organizon 'Festivalin e Këngës', ku shumë artistë konkurrojnë dhe kënga fituese përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovizion’. Së fundmi është zbuluar se prezantues të këtij festivali do të jenë aktori i njohur shqiptar Viktor Zhusti dhe aktorja e njohur ndërkombëtare Ana Golja.

Mirëpo, përveç dy prezantuesve së fundmi është zbuluar se në natën finale të këtij festivali do të këndojë një nga këngëtarët më të dashur për publikun. Sipas ‘Gazeta 55’ ka zbuluar se i ftuari special këtë vit do të jetë këngëtari Ermal Meta.

Ermali do të këndojë disa nga hitet e tij për publikun shqiptar, ndërkohë që ende nuk dihet se kush do të jenë personazhet e tjerë që do jenë të ftuar.




