Nga Shqipëria / E Martë 11 Dhjetor 2018, 14:02

Plas sherri mes Alketës dhe Robertit në DWM: Po të flas shqip jo kinezçe

Shpesh herë pas performancës së konkurrentëve në "Dancing with the stars" ka debate mes anëtareve të jurisë dhe konkurrentëve. Mirëpo mbrëmjen e djeshme  mes moderatores Alketa Vejsiu dhe Robert Aliajt ka pasur një debat. Pasi Alketa i bëri një kompliment duke i thënë:  “Diçka e mirë ka dalë nga Robert Aliaj këtë vit dhe publiku e ka pëlqyer”.

Mirëpo kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga ana e Robertit, i cili i është khyer keq Alketës.

“S’kemi pse të jemi fallco, pse mos jemi të sinqertë.  Nuk më intereson se çfarë mendon publiku. Të ishte për publikun do të isha kameleon” – tha Aliaj.

“Unë të bëra një kompliment, po flas shqip jo kinezçe. Mbështetu tek e mira, mos shiko busull publikun”- tha Alketa.

“Alketa ke pasqyrën përpara më duket po flet për veten”, – u përgjigj Robert Aliaj.

 “C’mu desh që të bëja një kopliment”- përfundoi Alketa, duke i vënë kapakun kësaj historie.