Të shumtë janë ata qytetar që duke mos pasur mundësi punësimi dhe një jetesë të mirë në Shqipëri detyrohen që t largohen në vendet perëndimore për një jetës më të mirë. Një nga destinacionet kryesore që shumica e qytetarëve zgjedhin është Gjermania. Duke qenë që ky vend është një nga vendet që ofron më lehtë një kontratë pune dhe vizë, shumë shqiptar e shohin si vendin ideal për të filluar jetesën e tyre.
Por të shumtë janë ata që nuk janë ë qartë mbi rregullat që kërkon ky vend dhe madje shpesh herë mashtrohen nga lajmërime të ndryshme.
Së fundmi, këshilltarja shqiptare e zgjedhur në landin Lubeck në Gjermani, Aneta Wolter, ka hedhur dritë mbi projektligjin e ri për fuqinë punëtore të kualifikuar jashtë BE-së që pritet të miratohet dhe të hyjë në fuqi në fillimin e 2019-ës.

Qëllimi i projektligjit: Të kontrolloj dhe të organizoj ardhjen e rregullt të fuqisë punëtore të kualifikuar nga jashtë BE-së për nevojat e ekonomisë gjermane.
Kur hyn në fuqi? Ky ligj ka shume vite që diskutohet nga politika gjermane. Aktualisht është gati një projektligj prej mbi 60 faqesh që do prezantohet nga ministri i brendshëm gjerman Horst Seehofer. Është planifikuar të kaloj në kabinet më date 19 dhjetor. Hyrja në fuqi është planifikuar për fillimin e 2019 dhe do jetë për 5 vjet ne fuqi.

Kush janë barrierat? Të dinë mjaftueshëm gjermanisht, të zotërohet një zanat ose diplomë ose dhe përvojë, si dhe të jenë në gjendje të financojnë vetë qëndrimin në Gjermani për gjashtë muajt përgjatë kërkimit të punës. Nuk ka asnjë ndihmë financiare nga shteti gjerman në këto gjashtë muaj.
Si funksionon? Bëhet një kërkesë për vizë për kërkim pune tek ambasada gjermane sipas formularëve që kanë. Vërteton që posedon mjete financiare për këto gjashte muaj. Në ligjin e ri nuk kërkohet paraprakisht një kontrate pune e nënshkruar (siç kërkohet aktualisht).

Për çfarë zanatesh bëhet fjalë dhe a konkurrohet për vendin e punës me gjermanët apo me evropianët? Bëhet fjalë për 61 grup profesionesh që do lejohen, pra 14 më shumë se në 2017-ën, për të cilët nuk ka asnjë kufizim për të huajt. Në raste të një konjukture të dobët ekonomike në zona të caktuara në Gjermani, është e mundur për ato zona të rikthehet menjëherë preferenca për gjermanët apo për evropianët si dhe kufizimet e zanateve të lejuara.
Çfarë ndodh me ata që janë në azil? Për ata të mire integruarit dhe me kohë qëndrime të caktuara do ketë lehtësira, por që do sqarohen në fazën tjetër. Porse nuk do lejohet i ashtuquajtur “ndryshimi i korsisë” (Spurëechsel” per të mos përzier Azilin me migracionin për punë.

Çfarë nuk dimë ende? Si do operohet më tej me ligjin aktual të punësimit për njerëzit e Ballkanit perëndimor pas hyrjes në fuqi të këtij ligji të ri? Si do jenë të shpërndara kompetencat midis dikastereve si leja e punës, titulli i qëndrimit, bashkimi familjar, njohja e diplomës, etj..? Si do funksionojë bashkimi familjar? Cilat janë detajet e zbatimit?
Cilat zanate janë më shumë të kërkuara? Infermierë për të moshuar dhe për klinika, specialistë të IT-së ku dhe momentalisht ka 55.000 vende të lira, gastronomi, zanate te ndryshme etj. Këto informacione do të aktualizohen menjëherë pasi ligji të kaloje në Kabinet, të aprovohet dhe të detajohet.




