Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj është padyshim një ndër personazhet më të komentuara në media. Ajo në muajin qershor i dha fund beqarisë me sportistin e huaj Jakub Kindl, në një ceremoni madhështore në Maimi.

Si shumë personazhe të njohur, edhe Afërdita së fundmi ka zbuluar dekorimin e shtëpisë së saj për festat e fundvitit. Modelja e njohur ka publikuar disa video dhe foto në ‘Instatrory’, ku tregon se në shtëpinë e saj moderne kanë mbërritur festat.

Në postime shihet pema madhështore e zbukuruar deri në detaj edhe oxhaku i shtëpisë i zbukuruar me dekore festive të shumëllojshme.







