Po mbahet momentalisht protesta masive e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, ku të gjithë kanë bojkotuar mësimin dhe janë të vendosur të qëndrojnë aty deri në përmbushjen e 8 kërkesave të tyre. Ndërkohë, siç kanë lajmëruar dhe vetë ata, Qeveria ka kohë deri në orën 16:00 për të dhënë një përgjigje përfundimtare.

Studentëve të universitetit i janë bashkuar edhe nxënësit e gjimnazeve kryesore në vend, të cilët nuk kanë pranuar të marrin pjesë në mësim dhe janë drejtuar drejt Ministrisë së Arsimit për të mbështetur student. Deri tani, gjimnazi ‘Sami Frasheri’, ‘Petro Nini’, ‘Shkolla Profesionale e Ekonomikut’, ‘Qemal Stafa’ dhe ‘Partizani’ janë disa nga gjimnazet që kanë bojkotuar mësimin.

Ndërkohë sipas ‘Balkanweb’ edhe në Elbasan, nxënësit nuk kanë dashur të futen në mësim dhe janë drejtuar të gjithë drejt sheshit kryesor.





