Prej disa kohësh, "Miss Universe Albania", Trejsi Sejdini ndodhet në Tajlandë ku dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin e njohur të bukurisë 'Miss Universe'. Mbrëmjen e djeshme, ajo ka qenë e pranishme në paradën që të gjitha vajzat bëjnë të veshura me kostume tradicionale popullore, ku ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

E veshur me një fustan të gjatë kuq e zi dhe me çizme të gjata, Trejsi ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e publikut, i cili e ka pritur me brohoritje.

Bukuroshja shqiptare e ka publikuar këtë video në profilin e saj ka shkruar: “Godas kuq e zi, përshëndes kuq e zi”.






