Lori Hoxha është një nga femrat më të ndjekura të showbiz-it shqiptar, e cila njihet për jetën luksoze dhe për stilin e saj në të veshur që ndiqet nga shumë shqiptare.

Prej kohësh Lori është akuzuar për operacione plastike, për të cilat blogerja e njohur pranoi fryrjen në buzë në një video që publikoi në kanalin e saj në Youtube mbi “18 faktet që nuk i dini për mua”.

Pak minuta më parë, Lori ka publikuar një foto të sajën nga adoleshenca. Ajo ka dalë krah shoqes së saj në plazh, e veshur me jelek shpëtimi dhe ka shkruar përbri saj “16 vjeçe”, ndërsa duket mjaft elegante, si gjithmonë.

Në një foto tjetër të vitit 2004, Lori ka pozuar përkrah motrës së saj më të vogël, Sarës, të cilat i kanë hedhur krahun njëra –tjetrës dhe blogerja i ka bërë flokët kaçurrela dhe ka kapur bishtaleca.





