Përveç protestës së studentëve e cila ka disa ditë që ka nisur dhe nuk ka ndërmend të pushojë deri sat ë gjitha kushtet e tyre të përmbushe, në vendin tonë kanë nisur edhe shumë protesta të tjera.

Ditën e sotme shumë qytetar në Shkodër, Kavajë, Lezhë e shumë zona të tjera kanë nisur protestat kundër rritjes së çmimit të naftës. Shumë prej tyre kanë zgjedhur të vishen me jelek të verdhë si në Francë dhe kanë dal rrugëve për të kundërshtuar rritjen e çmimit.

Madje edhe vetë kryeministri Edi Rama ka reaguar pak më parë nëpërmjet një statusi.
"Interesant. Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë. Studentët s’duhet të dialogojnë,po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit & Monikës. Jo politikë?”- ka shkruar Rama në postim.





